Vëllimi i Katërt përmban traditën më të thellë shpirtërore për njerëzimin, e cila është në zemër të Mesazhit të Ri.

Këtu janë tekstet themelore të teologjisë dhe shpirtërores së Mesazhit të Ri. Kjo përfshin librat Shpirtërorja e Komunitetit të Madh dhe Marrëdhëniet dhe qëllimi më i lartë. Këta tekste të veçantë e të shenjtë u morën në një proces të vazhdueshëm shpalljeje nga Marshall Vian Summers.

Në këta tekste, njerëzimi njihet me Rrugën e Dijes së Komunitetit të Madh, rrugën e praktikës shpirtërore dhe të zhvillimit të brendshëm që praktikohet në gjithë universin që prej kohësh të lashta. Rruga e Dijes së Komunitetit të Madh po i paraqitet botës sonë për herë të parë.

Këta tekste parashtrojnë mësimin kryesor për botën lidhur me Dijen (Çfarë është Dija?), Komunitetin e Madh (Çfarë është Komuniteti i Madh?) dhe Marrëdhëniet dhe qëllimin më të lartë, si dhe mësime themelore mbi natyrën e pranisë dhe të qëllimit të Zotit në botë e në universin përtej saj.

Ndërsa këta tekste e forcojnë më tej themelin shpirtëror të Mesazhit të Ri, ata shpesh ngrenë një thirrje thellësisht të afërt fuqie e misteri brenda individit. Kjo thirrje mund të kumbojë nëpër korridoret e lashta të mendjes së dikujt, duke i thirrur një Dijeje më të thellë dhe një kujtese të lashtë që jeton brenda nesh e që pret të zbulohet.

Librat

Vëllimi 4