Bota e Re paraqet paqëndrueshmërinë mjedisore, politike dhe shoqërore me të cilën po përballemi tani, si dhe vizionin e një bote të ardhshme ku vendimet që mbështetin dhe çojnë përpara qytetërimin njerëzor kanë përparësi ndaj përpjekjes për të siguruar burime në dëm të popujve dhe kombeve anembanë botës. Ky libër ngre një paralajmërim të fuqishëm për shterimin dhe degradimin e shpejtë të Tokës, të klimës dhe të mjedisit të saj nga njerëzimi, dhe për veprimet e ngutshme që duhet të ndërmarrim, si individë e së bashku, që ta rivendosim planetin tonë dhe të përgatitemi për kushtet e reja botërore në të ardhmen.
Ky libër zbulon gjendjen e vështirë të njerëzimit dhe shkaqet më të thella të tragjedisë botërore në rritje të konfliktit, varfërisë dhe shtypjes. Ai përvijon nevojën e ngutshme për të mbështetur e për të ndërtuar sigurinë globale ndërsa përballemi me sprovat tona më të mëdha. Bota e Re është parathënia e Dallgëve të Mëdha të ndryshimit, libër që paraqet me më shumë hollësi sfidat me të cilat do të përballemi si individë dhe rrugën e përgatitjes së brendshme e të jashtme që i ofrohet çdo personi.
Disa kapituj të Botës së Re u morën në vende me konflikt dhe paqëndrueshmëri në rritje, përfshirë Bejrutin, Halepin dhe Teheranin.
Bota e Re është libri i shtatë i Vëllimit 1 të Mesazhit të Ri.
Përmbajtja
- Kapitulli 1: Hyrja në Botën e Re
- Kapitulli 2: Paralajmërimi i Madh
- Kapitulli 3: Urgjenca Globale
- Kapitulli 4: Gjendja e vështirë e njerëzimit (e papërkthyer)
- Kapitulli 5: Gara për të shpëtuar qytetërimin njerëzor
- Kapitulli 6: Të qëndrosh te grëmina
- Kapitulli 7: Përballja me paqëndrueshmërinë planetare (e papërkthyer)
- Kapitulli 8: Fusha e betejës (e papërkthyer)
- Kapitulli 9: Ndërtimi i sigurisë globale (e papërkthyer)
- Kapitulli 10: Parandalimi i shembjes dhe i luftërave të dëshpërimit (e papërkthyer)
- Kapitulli 11: Kalimi i Madh (e papërkthyer)
- Kapitulli 12: Tronditja e së ardhmes
- Kapitulli 13: Të jesh i përqendruar në një botë që shembet
- Kapitulli 14: Qëndresa (e papërkthyer)
- Kapitulli 15: Vizioni
- Kapitulli 16: E ardhmja e njerëzimit (e papërkthyer)
New Knowledge Library
Amazon
Barnes and Noble
Apple Books
- Dëgjoni në Spotify, Apple Podcasts, YouTube Music
- Shikoni në YouTube