Lajmëtari i Ri book cover

Lajmëtari i Ri është një libër mbi origjinën, prejardhjen dhe misionin e Lajmëtarëve të Zotit, të cilët në kohë të ndryshme të historisë njerëzore hyjnë në botë për të marrë e për të paraqitur Shpallje të reja për njerëzimin. Ky libër zbulon se të gjithë Lajmëtarët e mëparshëm janë pjesë e një asambleje engjëllore që mbikëqyr botën. Kjo asamble, gjatë gjithë historisë njerëzore dhe me vullnetin e Zotit, ka dërguar një prej të vetëve në botë në kohë e vende të caktuara, për t’u përgjigjur nevojave në rritje të njerëzimit.

Lajmëtari i Ri zbulon se e gjithë kjo Shpallje e re po jepet përmes një njeriu të vetëm: Marshall Vian Summers. Njerëzit mund të pyesin: Kush është ai? Pse u zgjodh? Si mund ta dini se ai është i vërtetë dhe i mirëfilltë? Dhe si lidhet ai me Lajmëtarët e së kaluarës? Brenda kapitujve të këtij libri, njerëzit kanë mundësinë të mësojnë kush është Marshalli, pse është këtu dhe çfarë po jep si marrës i mbi 9000 faqesh Shpalljeje.

Lajmëtari i Ri është libri i tretë i Vëllimit 1 të Mesazhit të Ri.

Përmbajtja

  • Kapitulli 1: Vullneti i Qiellit (e papërkthyer)
  • Kapitulli 2: Origjina e Lajmëtarit (e papërkthyer)
  • Kapitulli 3: Prejardhja e Lajmëtarit (e papërkthyer)
  • Kapitulli 4: Historia e Lajmëtarit (e papërkthyer)
  • Kapitulli 5: Kërkesat e Lajmëtarit (e papërkthyer)
  • Kapitulli 6: Veli i Lajmëtarit (e papërkthyer)
  • Kapitulli 7: Të kuptosh Lajmëtarin e Ri (e papërkthyer)
  • Kapitulli 8: Përballja me dritën e Shpalljes (e papërkthyer)
  • Kapitulli 9: Udhëtimi i Lajmëtarit (e papërkthyer)
  • Kapitulli 10: Profeti (e papërkthyer)
  • Kapitulli 11: Pasoja e Shpalljes (e papërkthyer)
  • Kapitulli 12: Thirrja e Lajmëtarit (e papërkthyer)
  • Kapitulli 13: Të ecësh me Lajmëtarin (e papërkthyer)