Komuniteti i Madh book cover

Bota jonë po del në një Komunitet të Madh jete inteligjente në univers. Kontakti ka filluar dhe izolimi ynë në univers ka marrë fund. Ky është pragu më i madh evolucionar në historinë njerëzore, e megjithatë ne jemi kryesisht të pavetëdijshëm dhe të papërgatitur.

Komuniteti i Madh zbulon:

- Kush po e viziton botën tonë, pse janë këtu dhe çfarë duan

- Axhendën e huaj dhe si po prek njerëzit kudo

- Cilët janë aleatët e vërtetë të njerëzimit dhe si dallojnë nga ato forca që po ndërhyjnë në botën tonë

- Lidhjen mes shpirtërores sonë thelbësore dhe kontaktit me forma të tjera jete inteligjente

- Si të përgatitemi për realitetin e Kontaktit duke përdorur fuqinë e lindur që jeton brenda nesh.

Njerëzit anembanë botës e dinë në një nivel të thellë se jeta jashtëtokësore është realitet dhe se ne nuk jemi vetëm në univers, madje as brenda botës sonë. Ky libër jep një panoramë dhe një këndvështrim më të gjerë mbi realitetin e Kontaktit me jetën inteligjente në univers, mbi nevojën për t’u përgatitur për këtë realitet dhe mbi kuptimin e jetës suaj në këtë kthesë kritike të historisë njerëzore.

Komuniteti i Madh është libri i katërt i Vëllimit 1 të Mesazhit të Ri.

Përmbajtja

  • Kapitulli 1: Dalja e njerëzimit në Komunitetin e Madh (e papërkthyer)
  • Kapitulli 2: Kontakti me jetën inteligjente në univers (e papërkthyer)
  • Kapitulli 3: Përballja me Komunitetin e Madh (e papërkthyer)
  • Kapitulli 4: Hyrja në Komunitetin e Madh
  • Kapitulli 5: Cilët janë Aleatët e Njerëzimit? (e papërkthyer)
  • Kapitulli 6: Armiqtë e njerëzimit
  • Kapitulli 7: Fati i njerëzimit në Komunitetin e Madh (e papërkthyer)
  • Kapitulli 8: Përgatitja për Komunitetin e Madh (e papërkthyer)
  • Kapitulli 9: Mbrojtja e botës (e papërkthyer)
  • Kapitulli 10: Rëndësia e Komunitetit të Madh (e papërkthyer)
  • Kapitulli 11: Shpallja e Re (e papërkthyer)