Feja e pastër book cover

Feja e pastër është një libër që zbulon zemrën dhe kuptimin më të thellë të feve të botës dhe fuqinë e praninë e Zotit, dhe që kërkon t’u flasë njerëzve të të gjitha traditave fetare ose pa ndonjë traditë fetare. Ai është një shprehje e përjetshme dhe e gjerë e Zotit që u jepet të gjitha botëve në univers ku ekziston jetë inteligjente. Ai pasqyron shpirtëroren e pastër që qëndron në zemër të të gjitha feve të botës dhe në zemër të shprehjes fetare në gjithë universin.

Feja e pastër zbulon se asnjë fe e vetme nuk mund të pretendojë se është e vetmja fe e vërtetë. Përkundrazi, ekziston thirrja e pastër dhe e mistershme e Zotit drejtuar çdo personi, qoftë i krishterë, mysliman, hebre, budist, njeri i një feje tjetër ose pa ndonjë fe të caktuar. Kjo është një thirrje e brendshme drejtuar çdo personi për të shkuar përtej kufijve të besimit dhe për të hyrë në një jetë me përjetim, marrëdhënie dhe qëllim më të thellë në botë, ndërsa ne përballemi me realitetin e të jetuarit në një univers plot jetë inteligjente.

Feja e pastër është libri i tetë i Vëllimit 1 të Mesazhit të Ri.

Përmbajtja

  • Kapitulli 1: Feja e pastër (e papërkthyer)
  • Kapitulli 2: Besimi i Madh (e papërkthyer)
  • Kapitulli 3: E shenjta (e papërkthyer)
  • Kapitulli 4: Besëlidhja e lashtë e Zotit me njerëzimin (e papërkthyer)
  • Kapitulli 5: Qëllimi i fesë (e papërkthyer)
  • Kapitulli 6: Mesazhi i Ri i Zotit për fetë e botës (e papërkthyer)
  • Kapitulli 7: Fundamentalizmi fetar (e papërkthyer)
  • Kapitulli 8: Dhuna fetare (e papërkthyer)
  • Kapitulli 9: Qielli dhe ferri (e papërkthyer)
  • Kapitulli 10: Mëkati, gabimi dhe shpengimi (e papërkthyer)
  • Kapitulli 11: Mrekullia (e papërkthyer)
  • Kapitulli 12: Familjet shpirtërore dhe plani i Zotit (e papërkthyer)
  • Kapitulli 13: Shpengimtari (e papërkthyer)