Përgatitja për Dallgët e Mëdha të ndryshimit është një libër i shpallur përmes Marshall Vian Summers për të na ndihmuar të lundrojmë nëpër ndryshimet e mëdha mjedisore, ekonomike dhe shoqërore që po e riformësojnë botën tonë. Ky libër sjell një paralajmërim të fuqishëm për shterimin dhe degradimin e shpejtë të burimeve, të klimës dhe të mjedisit të Tokës, ndërsa bën thirrje për veprim të ngutshëm që bota të rivendoset dhe që ne të përshtatemi e të përgatitemi për këto kushte të reja botërore në rritje. Ai zbulon gjithashtu realitetin e vendit të njerëzimit në një univers plot jetë inteligjente, një pjesë e së cilës po ndikon në mënyrë aktive mbi botën tonë dhe po i shton problemet tona.
Përmes mësimeve të tij, Përgatitja për Dallgët e Mëdha të ndryshimit na sfidon të marrim përgjegjësi — si individë dhe së bashku — për të lundruar nëpër këto kohë të trazuara, për t’i kthyer ekuilibrin planetit tonë dhe për të çuar drejt një të ardhmeje të jetueshme për gjithë njerëzimin. Ai zbulon forcat më të thella që i shtyjnë këto ndryshime, ndërsa ofron një rrugë qëndrese, qartësie dhe force në kohë të pasigurta.
Ndërsa njerëzimi arrin një pikë kritike kthese pas shekujsh mbipërdorimi dhe shfrytëzimi të burimeve të botës dhe ndërsa përballet me jetën përtej botës sonë, ky libër e thellon kuptimin tonë të fatit tonë të përbashkët dhe të zgjedhjeve vendimtare që do të përcaktojnë të ardhmen e jetës në Tokë.
Përgatitja për Dallgët e Mëdha të ndryshimit është një libër i Vëllimit 2 të Mesazhit të Ri.
Përmbajtja
- Introduction (e papërkthyer)
- Kapitulli 1: Të lundrosh nëpër kohët e vështira që vijnë (e papërkthyer)
- Kapitulli 2: Përballja me një botë në rënie (e papërkthyer)
- Kapitulli 3: Të jetosh në një kohë pasigurie dhe paqëndrueshmërie (e papërkthyer)
- Kapitulli 4: Përgatitja për të ardhmen (e papërkthyer)
- Kapitulli 5: Përshtatja me një botë që po ndryshon (e papërkthyer)
- Kapitulli 6: T’i shpëtosh frikës, hutimit dhe pashpresësisë (e papërkthyer)
- Kapitulli 7: Kujt mund t’i besoni? (e papërkthyer)
- Kapitulli 8: Si do ta dini se çfarë të bëni? (e papërkthyer)
- Kapitulli 9: Të kuptosh nevojën për t’u përgatitur (e papërkthyer)
- Kapitulli 10: Të shohësh çfarë po vjen (e papërkthyer)
- Kapitulli 11: Shenjat nga bota (e papërkthyer)
- Kapitulli 12: Vetëmjaftueshmëria (e papërkthyer)
- Kapitulli 13: Ndërtimi i arkës suaj (e papërkthyer)
- Kapitulli 14: Gjetja e sigurisë dhe e forcës (e papërkthyer)
- Kapitulli 15: Mendja më e madhe e Dijes (e papërkthyer)
New Knowledge Library
Amazon
- Preparing for the Great Waves of Change | Print Book
- Preparing for the Great Waves of Change | Kindle Edition