Vëllimi i Tretë përmban librat kryesorë të praktikës shpirtërore të Mesazhit të Ri. Në këtë vëllim gjendet teksti Hapat drejt Dijes, një nga librat e parë që iu dha Marshall Vian Summers nga burimi në vitin 1989. Hapat janë tani themeli i një rruge të re praktike, shpengimi dhe kthimi, dhënë njerëzimit në këtë kohë.

Pas studimit në Hapat drejt Dijes vjen Trajnimi vazhdues i Hapave drejt Dijes, i cili e shtrin udhëtimin e Hapave në arena të reja e të rëndësishme. Këta dy libra japin rrugën themelore për të jetuar një jetë të frymëzuar dhe të përmbushur.

Në Vëllimin e Tretë gjendet gjithashtu libri Të jetosh Rrugën e Dijes, i cili paraqet mësimin e Katër Shtyllave të jetës: Shtylla e Marrëdhënieve, Shtylla e Punës, Shtylla e Shëndetit dhe Shtylla e Zhvillimit Shpirtëror.

Vëllimi i Tretë përmban gjithashtu Praktikat e Mëdha dhe Thellimi i praktikës suaj shpirtërore, për të çuar më tej zbatimin dhe zhvillimin shpirtëror të çdo personi në botë.

Librat

Vëllimi 3