Vëllimi i Parë i Mesazhit të Ri përmban mësime thelbësore për botën dhe nis një komunikim të ri nga zemra e Zotit drejt njerëzimit.

Vëllimi i Parë hap derën drejt librave themelorë të Mesazhit të Ri, si “Komuniteti i Madh”, “Fuqia e Dijes”, “Udhëtimi drejt një jete të re” dhe libri që do të vijë, “Rruga e re përpara për njerëzimin”.

Librat e Vëllimit të Parë zbulojnë natyrën dhe realitetin e Zotit, mënyrën si Zoti i flet botës dhe një kuptim të ri të sfidës së jetës në botën tonë e të Komunitetit të Madh të jetës në univers.

Këta libra na paralajmërojnë gjithashtu për rreziqet dhe nevojat e ngutshme që e presin botën tani dhe në të ardhmen. Ata sjellin një thirrje për të rifituar dhe për të shprehur fuqinë shpirtërore ende të pazbuluar që jeton në secilin prej nesh dhe që na bën të aftë ta gjejmë e ta ndjekim atë që dimë thellë brenda vetes.

Librat e Vëllimit të Parë përmbajnë shpalljet origjinale të folura, të marra nga Marshall Vian Summers. Ai i ka përmbledhur këto mësime në vëllimet dhe librat e Mesazhit të Ri.

Librat

Vëllimi 1